Linda Halimi me këngë të re në SHBA

TË FUNDIT

Këngëtarja kosovare, Linda Halimi ka njoftuar se në muajin maj do të prezantohet kënga me videoklip “Cold World”, e cila është incizuar në vitin 2013.

“Kemi fjetur 2 vite me kete kenge, dhe me ne fund menaxhmenti vendosi qe kjo do të jetë kënga që do të më prezantojë për herë të parë këtu”, ka shkruar Linda Halimi rreth kësaj kënge, e cila e vlerëson të jetë në mesin e tri këngëve më gjigante që i ka incizuar deri më tashti në gjithë karrierën e saj.

“Mezi po pres t’e publikohet! Falemnderit te gjitheve për durimin dhe dashurinë e dhuruar pafund ndonëse asnjeherë s’ka qenë zgjidhje personale të hesht kaq gjatë mirëpo më besoni ja ka vlejtë gjithë kjo pritje sepse kënga qe po publikohet do ta arsyetoje gjithë këtë pritje dhe kam shumë besim ne mbeshtetjen tuaj”, ka shkruar Halimi.

“Cold World”, është kënga që do ta preznatojë Linda Halimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetë Linda Halimi e vlerëson të jetë një këngë gjigante