Lile Stefanova testohet për Covid-19, anulohet seanca për “Parcelat e Vodnos”

TË FUNDIT

Për shkak të testimit për Covid-19 të prokurores Lile Stefanova, është shtyrë seanca gjyqësore për rastin “Parcelat e Vodnos”.

Mbrojtësi i Sasho Mijallkovit, avokati Xvonko Davidoviq pas shtyrjes së seancës së sotme deklaroi për media se kanë qenë të informuar se prokurorja ka kërkuar shtyrjen, pasi ka pasur kontakt me person të infektuar me Kovid-19.

“Ky është shkaku, në këtë situatë kur vlejnë masat për pandeminë. Por, pyetem si do të ishte nëse do të ndodhte me ndonjë nga mbrojtësit një gjë e tillë”, tha ai.

Sipas aktakuzës, ish kryeministri Nikolla Gruevski është i akuzuar për veprën “larje parash” dhe për “arritje të pasurisë në mënyrë paligjshme”, Risto Novaçevski, Nenad Josifoviq, Jordan Orce Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva ngarkohen për larje parash, kurse kushëriri i parë i Gruevskit, ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov akuzohet për “ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale larje parash”.

Seanca e radhës për këtë lëndë sipas kalendarit të Gjykatës është caktuar për më 2 shtator.