Ligji për shtetësi mendoj se është zgjidhur, tha Zaev

TË FUNDIT

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, foli edhe për ligjin për shtetësinë të propozuar nga opozita shqiptare. Zaev bëri të ditur se ka një zgjidhje për ligjin për shtetësinë dhe se dje ka qenë takimi i radhës i grupeve të punës.

“Ligji për shtetësi mendoj se është zgjidhur, dje ka qenë takimi i radhës i grupeve të punës dhe tani po ndiqen aspektet teknike. Por mund të them se kemi zgjidhje”, u shpreh Zaev.