Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se askush nuk e ka informuar partinë e tij se për çka janë marrë vesh me opozitën shqiptare për Ligjin për shtetësi, ndërsa u shpreh se VMRO-DPMNE për ligjin do të propozojë amendamente shtesë.
“Deri më sot, deri në këtë 1 qershor një bisedë e tillë nuk është realizuar. Askush nuk na ka informuar çfarë përmban marrëveshja. Deputetët i kanë marrë amendamentet në mënyrë zyrtare nën suaza të procedurave parlamentare, i kemi parë, dhe në bazë të marrëveshjes mes Zoran Zaevit dhe Aleancës dhe Alternativës, ne do të propozojmë amendamente tona, që mendojmë që duhet të jenë në këtë ligj”, njoftoi Mickoski.
