Propozim ligji për regjistrimin e popullsisë shkaktoi përplasje mes pushtetit dhe opozitës. Nga VMRO-DPMNE thonë se tashmë kanë parashtruar 26 amendamente për tekstin e Ligjit. Edhe më tej insistojnë që ky operacion statistikor të realizohet me gjurmë gishti për shkak se, siç thonë, në atë mënyrë do të zbatohet regjistrim i vërtet dhe do të ketë pasqyrë reale për popullatën rezidente. Por çfarë do të ndodh me ata qytetarë që një periudhë më të gjatë janë jashtë vendit, si do të regjistrohen ata me këtë mënyrë?
“Është më mirë nëse dëshirojmë të dhëna relevante dhe kredibile që do të pranohen nga të gjithë aktorët relevant në shtet, të përgatitet metodologji, të kemi inspektim, të sqarohen të gjithë paqartësisë, të sigurohen ata aparate për gjurmë gishti. Maqedonia pret regjistrim të popullsisë një kohë të gjatë, megjithatë Republika e Maqedonisë pret regjistrim të popullsisë që do të sjellë të dhëna kredibile, statistikore që do t’i përdor shteti në periudhën e ardhshme. Në të kundërtën, do të vlerësojmë se kjo përsëri është operacion politik i partive në pushtet”, tha Mickoski.
Nga Aleanca për Shqiptarët, me kërkesë që regjistrimin ta zbatojë Komision shtetërorë për regjistrim, në vend të, siç parashihet, Entit shtetërorë statistikor. Edhe pse Komisioni për regjistrim të popullsisë tërësisht do të politizonte procesin për shkak se do të përbëhej nga përfaqësues politik, e jo nga profesionalistë, Skender Rexhepi, thotë se ata nuk i besojnë institucionit shtetëror.
“Kemi amendamente posaçërisht rreth afatit që duhet të përfundojë regjistrimi, të jetë deri më 30 prill që të mos mbetet ndonjë njësi e pa regjistruar. Ne do të kërkojmë që realizimin mos ta bëjë Enti për statistikë për shkak se si koalicion nuk kemi besim në asnjë institucion një- nacional në të cilin nga 9 vende udhëheqëse, nuk ka asnjë shqiptarë”, tha Rexhepi.
Për shumicën nuk janë të pranueshme as kërkesat e DPMNE e as të ASH-AAA. Regjistrimi nuk duhet dhe nuk do të varet nga vullneti i partive politike dhe liderëve të tyre, thonë nga LSDM.
“Regjistrimi i popullsisë si operacion statistikor sipas standardeve më të larta të BE, do ta organizojë dhe zbatojë Enti shtetëror për statistikë. Me propozim ligjin për regjistrim kemi për qëllim që ky operacion statistikor, tani, por edhe në të ardhme, të mos trajtohet si çështje politike. Ata tani dalin me një propozim për fingerprint. Unë dua të parashtrojë vetëm një pyetje – A dëshirojnë ata që me të vërtetë të kemi regjistrim të popullsisë në vitin 2021 apo jo?”, tha Snezhana Kalleska Vançeva.
Propozim ligji për regjistrimin e popullsisë sot u gjend para deputetëve në Komisionin për çështje evropiane, por opinioni dhe mediat nuk mundën ta ndjekin seancën për shkak se nuk transmetohej live. Ligji pritet që të gjendet në seancë parlamentare për miratim pas 18 janarit, ndërsa regjistrimi i popullsisë planifikohet të realizohet në prill të vitit të ardhshëm.
