Ligji për përfaqësim të drejtë në Kuvend, Ajdari: Nuk ka peshë juridike, është eksperiment politik!

TË FUNDIT

Ligji për përfaqësim të drejtë ka mbërritur në Kuvend dhe pritet që të jetë para deputetëve. Për këtë ligj sonte në Click Plus në TV21, foli edhe deputetja e BDI-së, Rina Ajdari e cila tha se ligji në fjalë nuk ka peshë juridike, por siç tha është eksperiment politik. Ajdari mes tjerash potencoi se ligji për përfaqësim të drejtë nuk e zëvendëson balancuesin, pasi që siç bëri të ditur ligji nuk parasheh sanksione.

Mes tjerash, deputetja e BDI-së, tha se Qeveria aktuale ka tendenca për shuqizimin e Marrëveshjes së Ohrit.