Ligji për ndërtimet ilegale do të jetë gati për dy javë, tha Boçvarski

TË FUNDIT

Për momentin po bëhen konsultime me Asociacionin e arkitektëve, Odës së inxhinierëve të autorizuar, sektorit të OJQ-ve dhe me të gjitha institucionet me çka krijohet zgjidhje e re ligjore për legalizim të ndërtimeve pa leje, porositi sot nga Shtipi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski. Pret version fillestar të ligjit të ri për legalizim të ndërtimeve pa leje të jetë gati për dy javë, ndërsa i cili do të promovohet para opinionit dhe në Kuvend.

“Zgjidhja e re ligjore do t’i përmbajë të gjitha komponentet, të cilat do të thonë mbështetje të grupeve targetore të qytetarëve tanë, siç janë bashkëqytetarët tanë, të cilët ndërtuan kulm të vetin në shtëpi familjare, gjithsesi objekte infrastrukturore. Besoj se edhe përmes debatit do të dalin edhe të gjitha ato aspekte, të cilat nevojiten për t’i përmbajtur ky Ligj. Kështu që po punojmë në një zgjidhje tërësisht të re ligjore”, thotë Boçvarski.

Theksoi se pas përgatitjes së Ligjit të ri për legalizim të ndërtimeve pa leje do të pasojë debat me të gjitha partitë politike. Pret të sillet ligj në interes të qytetarëve, të cilët janë nga grupet e ndjeshme sociale, sepse siç thotë, nëse nuk i jepet dritë e gjelbër në atë rast komunat do të mund t’i rrëzojnë shtëpitë e këtilla, të cilat janë mbi 50.000.

“Por gjithsesi punojmë edhe në parandalim të keqpërdorimeve të mundshme, të cilat mund të krijohen me këtë ligj, këtu gjithsesi flas për ndërtimet pa leje të cilat janë në zonat e mbrojtura, të cilat edhe pse edhe paraprakisht ishin të kufizuara, megjithatë dakordohemi se duhet tërësisht të përjashtohen nga zgjidhja ligjore dhe me qasje të kujdesshme pres që do të vijmë deri te zgjidhja më e mirë për qytetarët”, tha Boçvarski.

I pyetur nëse në ligjin e ri do të lihen anash edhe objektet afariste, të cilat janë ndërtuar pa leje, Boçvarski me përgjigje se ligji i ri sillet, para së gjithash, për t’i ndihmuar qytetarët.

“Edhe në Ligjin e ri tërësisht ishin përjashtuar komplekset e mëdha A2, banesore, u veprua me kujdes gradualisht me zonat e mbrojtura në Brigjet e Ohrit. Kështu edhe do të vazhdojmë tërësisht ta shtrëngojmë ligjin, t’u ndihmojmë qytetarëve, por më pas të mops bëjmë dëm në cilin do aspekt tjetër dhe në cilën do zonë tjetër të veprimit të këtij Ligji”, tha Boçvarski.