Nuk kam për qëllim që të caktojë seancë në Komisionit për punë dhe politikë sociale përderisa nuk gjendet mënyrë se si konkretisht do të zhvillohet ajo seancë – deklaroi për TV21, Kryetari i Komisionit parlamentarë, për punë dhe politikë sociale, Elmi Aziri. Në seancën e Komisionit do të debatohet për ndryshimet e Ligjit i cili duhet të rregullojë mundësinë për 60 orë pune në javë. “Levica” ka parashtruar 1 111 amendamente me qëllim që të bllokojnë sjelljen e ligjit, por kishte mundësi që ato të bashkohen dhe të mbeten dhjetëra. Nga “Levica” paralajmëruan se nëse bëhet një gjë e tillë atëherë do ta bllokojnë punën e komisionit me fjalime të pakufizuara.
“Ne ende po diskutojmë se si të gjejmë një mënyrë për të punuar pa bllokim dhe derisa të gjejmë një zgjidhje me të cilën mund të punojmë pa probleme në Komisionin, nuk kam ndërmend ta planifikoj ta caktojë. Kemi mundësi për të reduktuar amendamentet e “Levicës”, por po kërkojmë një mënyrë për të kapërcyer bllokadën që ata shpallën me fjalime të pafundme. Opsion është që të tërhiqet propozimi për amendamentet e ligjit dhe Qeveria të propozojë një propozim për ligjin që do të jetë me flamur evropian, i cili e kufizon debatin në tre ditë”, tha Elmi Aziri, kryetar i Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale.
VMRO-DPMNE edhe sot me akuza se për shkak të mos përmbushjes së obligimeve nga Marrëveshja për korridoret 8 dhe 10D, shteti do të duhet që Bechtel dhe Enka-ës tu paguajë penale.
“Qeveria sot patjetër të shpjegojë pse ka pranuar penale prej 53 milion eurove për këtë muaj dhe gjithsej 196 milion euro vetëm në bazë të ndryshimit të ligjit dhe vendosjes në fuqi të 60 orëve punë në javë. Për këtë, Artan Grubi dhe adjutanti i tij, Dimitar Kovaçevski, duhet të mbajnë përgjegjësi. Ky është keqpërdorim klasik i funksionit dhe dëmtim i buxhetit. Kjo vepër nuk vjetërsohet, ndërsa i përkëdheluri i BDI-së nuk do të jetë çdoherë prokurorë publik për krim të organizuar”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE po shpërndanë hajkë kundër ndërtimit të korridoreve dhe kjo gjë bëhet me motive politike, thonë nga LSDM.
“VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski nën peng marrje të Levicës pro-ruse po udhëheqin hajkë kundër projektit strategjik për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D dhe kundër kompanisë me renome amerikane. Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10D është projekti më i madh infrastrukturor në shtetin tonë në vlerë prej 1,3 miliardë eurove. 600 milion euro do të përfundojnë të kompanitë vendore”, tha Mile Talevski, deputet i LSDM-së.
Reaguan edhe nga BDI. Thonë se VMRO-DPMNE po shpërndanë histeri dhe është kundër ndërtimit të autostradave.
“Sot është 24 prilli, dy ditë pas tejkalimit të “afatit” të VMRO-së për “pagesën” e gjoja “sanksioneve” prej 53 milionë eurove ndaj Bechtel Enkës.VMRO-ja për çdo ditë, me çdo deklaratë dhe komunikatë konfirmon se është kundër zhvillimit, ndërtimit të autostradave, kundër NATO-s dhe BE-së, kundër kompanive amerikane dhe kundër shqiptarëve. As nuk u paguan 53 milionë euro, as nuk u realizua asgjë nga ajo që e potenconte dhe premtonte VMRO-ja”, tha Mile Talevski, deputet i LSDM-së.
Dje Artan Grubi paralajmëroi se Qeveria është e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të deputetëve me certifikatë të sigurisë dhe të prezantojë marrëveshjen me Bechtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve. Tani për tani nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit, nuk ka përgjigje nëse është dërguar marrëveshja në Komision dhe në cilin Komision do të shqyrtohet.
