Propozim ligjet për ndërtimin e korridoreve të cilëve të premten Qeveria u vendosi flamurin europian, janë dorëzuar në Kuvend. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i bëri thirrje edhe Zyrës së BE-së në vend por edhe ambasadorëve të vendeve të BE-së që të prononcohen për flamurin evropian të vendosur te këto ligje.
“Unë sot nuk do të komentoj por do t’ia lë Zyrës së Komisionit Evropian që gjatë ditës të komentojë. Nëse kjo nuk ndodh, nesër do të hapim debat publik për këtë çështje, për shkak se versionet që i pamë në pjesën e 5 që përdoret zakonisht për shpjegime me cilat pjesë të rregullativës europiane harmonizohet ky ligj, paramendoni, në këto propozime është i zbrazët.”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Jozyrtarisht për këtë nga Zyra e BE-së kanë kërkuar përgjigje nga Qeveria për përdorimin e flamurit europian në këto ligje. Koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së, Arbër Ademi, thotë se ligjet do të gjenden në rend të ditës para deputetëve të mërkurën, kur duhet të votohet nevoja për miratimin e tyre, ndërsa më pas do të kalojë edhe në Komisionin për çështje europiane ku ai është kryetarë. Ademi pohon se ka pasur interesim nga Zyra e BE-së për këto ligje.
“Më 10 maj do të kemi seancë plenare dhe nëse plenumi, deputetët, vendosin që këto pika të vendosen në rendin e ditës që të diskutojmë për ta, atëherë unë do ta shkelja Rregulloren nëse nuk organizoj seancë në Komision. Delegacioni i BE-së ka kërkuar nga Qeveria shpjegime shtese për propozimet e dorëzuara këtu.”- deklaroi Arbër Ademi, koordinator i BDI-së.
Zv/kryeministri për çështje europiane Bojan Miriçiq tha se ka bazë që ligjet për korridoret të vendosen me flamur europian.
“Nga aspekti politik ose nga këndvështrimi politik, kemi bazë që ta bëjmë këtë për shkak se më 16 maj do të vendosen këto korridore, përkatësisht korridori 8 do të vendoset në rrjetin transeuropian të korridoreve. E dimë se me këto ligje nuk ka harmonizim me ndonjë akt europian, megjithatë e vendosim që të arrijmë t’i ndërtojmë me kohë këto autostradat dhe ta kompletojmë rrjetin transeuropian të korridoreve në Maqedoninë e Veriut.”- deklaroi Bojan Mariçiq, zv.kryeministër për Çështje Europiane.
Qeveria të premten solli propozim ndryshime të 5 ligjeve që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D, që do të dorëzohen në Kuvend për t’u miratuar me flamur europian.
