Gjithsej 91 amendamente për propozim-ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare u shqyrtuan para anëtarëve të Komisionit për mbrojtje dhe siguri. Ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski, pranoi vetëm dhjetëra, ndërsa debati kryesor rreth saktësimit të disa neneve, u zhvillua mes ministrit dhe nënkryetares së Kuvendit nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenski, e cila ka parashtruar numrin më të madh të amendamenteve, por ata u refuzuan. Ajo kërkoi të saktësohet masa e mbikëqyrjes që të mos ketë zbatim më të gjerë të kësaj mase.
“Ideja e këtij amendamenti është që të jap dispozitë të saktë sipas së cilës edhe tani për tani punon Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, por njëkohësisht është edhe masë e veçantë hetuese e rregulluar me Ligjin për procedurë penale. Definicioni i gjerë i mbikëqyrjes, pa u përcaktuar se çfarë do të thotë dhe çfarë përfshin si domen i veprimit, mund të krijojë paqartësi në vet ligjin”, theksoi Frosina Remenski, Nënkryetare e Kuvendit.
“Agjencia për siguri kombëtare nuk punon sipas Ligjit për padi penale por akumulon informacione nëse kemi situata në të cilën ekzistojnë dyshime apo ka indicie se ndonjë grup i organizuar apo individ po kryen ndonjë vepër penale, atëherë dihet se cila është procedura, kyçet siguria publike, gjykata e kështu me radhë, me qëllim që të mund të dokumentohet i gjithë rasti dhe të përdoren masat e ndjekjes dhe andaj mendoj se ky amendament nuk duhet të pranohet”, potencoi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.
Remenski dhe Spasovski kanë pikëpamje të ndryshme edhe për dispozitat që e rregullojnë masën për shfrytëzimin e personave me identitet të fshehur. Remenski kërkoi që vetëm gjykata, e jo edhe drejtori, të mund të aprovojë zbatimin e masës për shfrytëzimin e personave me identitet të fshehur. Kjo masë duhet të shfrytëzohet vetëm me urdhër nga gjykata, theksoi Remenski, e cila shpjegoi se gjatë lënies së mundësisë që drejtori i Agjencisë teknike-operative të aprovojë një masë të tillë, mund të ketë keqpërdorim. Por Spasovski hodhi poshtë edhe këtë amendament me arsyetim se me këtë autorizim të drejtorit mundësohet efikasitet më i madh i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe se ai nuk mund ta keqpërdorë, për shkak se akumulimi i informacioneve me persona me identitet të fshehët është rregulluar me akte nënligjore.
Përgatiti: Svetllana Unkovska
