Liga e Kampionëve do të zhvillohet në korrik dhe gusht

TË FUNDIT

Thuajse se i gjithë futbolli në Evropë është pezulluar për shkak të pandemisë së Koronavirus dhe pasiguria do të vazhdojë edhe kur do të rifillojë edicioni.

Të shumta kanë qenë pikëpyetjet për sa i përket fateve të sezoneve futbollistike të lëna për gjysmë, por për shkak të situatës së jashtëzakonshme, gjasat janë të shumta që të shohim një finale të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës të luhen pa tifozë raporton prestigjiozia “The Independent”.

Fazat e fundit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës të këtij sezoni raportohet se do të zhvendosen në korrik dhe gusht pasi pandemia e koronavirusit vazhdon të shkatërrojë kalendarin e futbollit.

Vendimi pritet të zyrtarizohet pas pak nga UEFA, e cila sot mban video-konferencë me 55 anëtarët e shoqatës së futbollit. Organi më i lartë i futbollit në Evropë, duket i bindur për ta përmbyllur këtë sezon me çfarëdo kosto ekonomike që mund të ketë. Duket se të gjitha palët janë të pajtimit që ky edicion të mbyllet kurdo herë.