Liga e Dytë, derbi mes Ohrit dhe Shkëndijës pa gola

TË FUNDIT

Pas përfundimit të javës së 17-të nuk ka ndryshime në krye të Ligës së Dytë të Futbollit të Maqedonisë. Lideri mbetet në krye pas barazimit pa gola në derbin e zhvilluar në Ohër kundër rivalit të drejtpërdrejtë, Shkëndijës së Haraçinës (0-0).

Në stadiumin “Biljanini Izvori” të dy ekipet, që synojnë ngjitjen direkte në elitë, ofruan lojë të hapur me shumë duelë dhe ndërprerje, ndërsa tribunat krijuan një atmosferë solide. Megjithatë, pavarësisht intensitetit, rrjetat mbetën të qeta.