Lidhja e Shteteve Arabe dhe CMG-ja nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

TË FUNDIT

Të martën, në Kajro të Egjiptit, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së Shteteve Arabe Ahmed Aboul Gheit u takua me kryetarin e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong, që ndodhet për një vizitë në Kajro. Të dy palët zhvilluan shkëmbime të thella mendimesh mbi kulturën, sportin, bashkëpunimin mediatik, shkëmbimet njerëzore etj., dhe nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori kinez në Egjipt Liao Liqiang.

Ahmed Aboul Gheit shprehu mirëpritjen për delegacionin e drejtuar nga Shen Haixiong-u dhe vlerësoi lart bashkëpunimin e gjerë mes Kinës dhe vendeve arabe e Lidhjes së Shteteve Arabe, duke shprehur besimin se rezultatet e thellimit të mëtejshëm gjithëpërfshirës të reformës të Kinës do t’i sjellin një shtysë të re zhvillimit botëror. Ai tha se Lidhja e Shteteve Arabe ka mbajtur gjithmonë bashkëpunim të ngushtë me CMG-në, duke shtuar se kanalet e CGTN-it në gjuhën angleze e në gjuhën arabe raportojnë në mënyrë objektive e të drejtë, gjë që i bën ato kanalet televizive më të mira në botë.

Lidhja e Shteteve Arabe është themeluar në mars të vitit 1945 dhe e ka selinë në Kajro të Egjiptit. Ajo është organizata më përfaqësuese dhe me ndikim më të madh në botën arabe. Lidhja e Shteteve Arabe aktualisht ka 22 shtete anëtare.(Xu Guang)