Liderët serbë të ndarë rreth Kosovës në UNESCO

TË FUNDIT

Çështja e anëtarësimit te Kosovës ne UNESCO ka përçare politikanet ne Serbi. Sipas shtypit vendas, ndonëse kryeministri Vuçiç ka pranuar te nënshkruaje përfshirjen e Kosovës ne organizata ndërkombëtare, ministri i jashtëm Daçiç dhe presidenti Nikoliç po e sabotojnë atë.

Ne nje shkrim ne gazetën “Danas” thuhet se janë shfaqur shenjat e para te krisjes mes krerëve politike ne Serbi, nëse duhet te bllokohet ose jo hyrja e Kosovës ne këto organizata. Sipas saj, marrëveshja qe pritet te arrihet mes Kosovës dhe Serbisë me 25 gusht ne Bruksel, do te nënkuptoje mospengimin për anëtarësimin e Kosovës ne UNESCO, apo Interpol, si një kërkese e kancelares gjermane Merkel ndaj kryeministrit serb.