Liderët fetar me apel deri te qytetarët: Të respektohen masat e vendosura kundër koronavirusit

TË FUNDIT

Të gjithë besimtarët tanë dhe gjithë qytetarët e shtetit tonë, gjendjen aktuale me koronavirusin e shohin me shkallë më të lartë të seriozitetit dhe  me  respektim të tërësishëm të të gjitha masave  të shënuara ta mbrojnë  shëndetin e tyre dhe të afërmve, të punonjësve shëndetësor dhe me atë në shoqërinë e tërësishme.

Kjo potencohet në apelin e u.d. reisul ulemasë së Bashkësisë Fetare Islame hafiz. Shaqir ef. Fetahu, kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan,  ipeshkvi i Shkupit dhe ipeshkvi i Strumicës monsinjor Kiro Stojanov, kryetari i Bashkësisë fetare hebraike, Romano  Nikoliq dhe  kisha  metodiste-evangeliste Marjan Dimov, që sot e dërgoi Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë hebraike.

Respektimi deri në fund i masave, potencojnë ata, nuk duhet të interpretohet si besim i dobët, por si dashuri dhe kujdes për të tjerët.

“Tani është koha kur çdo njeri duhet të tregojë  kujdes dhe të japë kontribut personal në ballafaqimin me  gjendjen. Masat duhet t’i respektojmë  gjatë gjithë kohës,  në hapësirë të brendshme dhe të jashtme,  në vendet e punës,  në tempujt fetar, në shtëpi dhe vendet publike. Në këto kohë të jemi të fuqishëm dhe të vetëdijshëm se tundimet vijnë për shkak të rishikimit dhe përforcimit në fe”, qëndron në apelin e bashkësive fetare, kishave dhe grupeve religjioze në Kushtetutë.