Libani përsëri i hapi xhamitë dhe kishat

TË FUNDIT

Libani, pas gati dy muajve karantinë, përsëri i hapi xhamitë dhe kishat, me kushtin që besimtarët t’i respektojnë masat për distancë fizike dhe kufizimin e numrit të njerëzve në to.

Para se të hynë, besimtarëve iu matet temperatura, ndërsa dezinfektimi i duarve është i obligueshëm.

Libani është vend me përqindje më të madhe të popullsisë së krishterë në Lindjen e Afërt – prej pesë milionë personave të cilët jetojnë në këtë vend, një e treta janë të krishterë.

Sipas universitetit Xhons Hopkins, që nga fillimi i epidemisë në Liban ka 809 raste të të infektuarve me Covid-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 26 persona./MIA