Lëvizje e emigrantëve nga ana greke në kufirin me Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Një grup i madh i emigrantëve është vërejtur në qytetin grek  Polikastro në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut, shkruan  portali informativ  i Selanikut “Voria”, dhe publikoi  video të grupit  se si lëviz paralelisht  me hekurudhën, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Portali shtoi se ekzistojnë raste edhe kur emigrantët  vendosin tenda  në afërsi të kufirit, duke pritur mundësi ilegalisht  të dalin nga Greqia.

Prefekti i komunës Peania Kostas Sionidis për “Voria” konfirmon se ekziston lëvizshmëri dhe thotë se situata përkujton në atë të vitit 2015.

“Ekziston  valë e rritur e vazhdueshme e njerëzve drejt Idomenit. Frikohemi se rrethanat aktuale  mund të sjellin  në situatë të ngjashme me atë të vitit 2015”, thotë prefekti i Peonia, Kostas Sionidis.

Sipas informatave të korrespondentes së MIA-s nga Athina,  nuk bëhet fjalë për dukuri të re, por në mënyrë periodike në afërsi të kufirit tonë, vërehen grupe më të vogla të emigrantëve ose individë,  në përpjekje për të gjetur  mënyrë ilegale të dalin nga Greqia./MIA