“Lëvizja të vendosur për ndryshime”, nënshkruhet marrëveshje për koalicion të përbashkët mes PLD dhe RDM

TË FUNDIT

Goran Millevski dhe Maja Moraçanin, kryetarë të PLD-së dhe RDM-së nënshkruan marrëveshje për koalicion në zgjedhjet lokale nën sloganin “TË VENDOSUR PËR NDRYSHIME”, transmeton TV21. Koalicioni ka mbi 50 lista kandidatësh për zgjedhjet lokale, me numër të madh të aktivistëve civil dhe personave apartiak, me çka ky koalicion pozicionohet si fuqia e tretë politike në skenën politike të vendit, shkruhet në njoftimin e tyre. Nga kjo Lëvizje paralajmërojnë se nesër do të bëjnë të ditur kandidatin e tyre për kryetar të Shkupit dhe bartësin e listës së këshilltarëve.