Lëvizja rreth Gjykatës Supreme është e rrezikshme! Në karton thuhet “Lëvizje e ndaluar, pllakat bien nga fasada”

TË FUNDIT

Lëvizja rreth Gjykatës Supreme në Shkup është e rrezikshme dhe në të njëjtën kohë është e ndaluar lëvizja për shkak të asaj siç shkruan në karton me ngjyrë – po bien pllakat nga fasada, raporton TV21.

Barrikadat janë vendosur në mënyrë që qytetarët të mos mund t’i afrohen gjykatës, megjithëse në këtë pjesë të rrugës ka shumë njerëz që lëvizin.

Nuk arritëm të marrim më shumë informacione nga Gjykata Supreme, nëse ka pasur ndonjë incident ku mund të jetë lënduar ndonjë qytetar. Nuk u përgjigj as cili është plani për rregullimin e problemit.