Delegacioni i Lëvizjes BESA, me në krye Bilall Kasamin dhe Afrim Gashin, sot takuan z. Kristine Althauzer, ambasadore e Gjermanisë në Shkup.
Siç thuhet në komunikatën e Lëvizjes, ata bashkëbiseduan për situatën aktuale politike në Maqedoni, kurse drejtuesit e Lëvizjes BESA kanë prezantuar më në hollësi idenë e platformës së BESËS, si dhe qëllimin e Këshillit Mbipartiak.
Takimi, siç kumton BESA, ka kaluar në frymë miqësore dhe konstruktive. Të dyja palët janë pajtuar se bisedime të këtilla duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
