Lëvizja Besa ka qëndruar afër simpatizantëve në Dollnen dhe Prespë ku kanë shpalosur programin e tyre për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Nën moton “Me ka krejt” kjo lëvizje ka shpalosur projektet e paraparë për këto dy vende, duke prezantuar edhe përfaqësuesit e tyre. Ata u bënë thirrje banorëve që më 17 tetot të rrethojnë numrin 16.
“Në këtë 1 vjeçar në Prespë po shkruhet historia, më emocionoi Mehmedi me fjalët për çështjen e punëve që I ka bërë, aspak nuk e kam pyetur se sa rrugë janë shtruar apo sa punësime janë bërë por çdo herë kemi qenë në lidhje të drejtpërdrejtë a do realizohet çështja e Dollgiridit”, tha Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa.
