Lëvizja Besa mblodhi Kuvendin Qendror, caktoi datën e Kongresit të partisë

TË FUNDIT

Sonte u mbajt mbledhja e Kuvendit Qendror të Lëvizjes Besa ku u diskutua rreth raportit të Shtabit Qendror për zgjedhjet lokale të vitit 2021.

“Lëvizja BESA si subjekt politik arriti të fitojë në dy komuna dhe të grumbullojë rreth 26.000 vota me çka i përmbushi objektivat e përcaktuara nga Shtabi Qendror Zgjedhor”, qëndron në kumtesën e Lëvizjes Besa, transmeton TV21.

Më tej njoftohet se Kuvendi Qendror në mbledhjen e sotme miratoi edhe vendimin për mbajtjen e Kongresit të dytë me datë 05.03.2022, ndërkaq komisionin për organizimin e tij e përbëjnë Abdush Demiri, Adnan Azizi
dhe Arjanit Hoxha.

MARKETING I PAGUAR POLITIK