Lëvizja Besa ka reaguar lidhur me çështjen e ngrohjes së shkollave në Komunën e Dollnenit. Në komunikatën e lëshar sot nga kjo parti, thuhet se edhepse sezoni i ngrohjes fillon sot, shkollat e Dollnenit ende nuk kanë siguruar ngrohjen e hapësirave ku zhvillohet procesi arsimor.
Lëvizja në komunikatë cek se organet përkatëse janë ligjërisht të obliguara t’i sigurojnë këto kushte para se të fillojë viti shkollor, andaj Lëvizja BESA – Dollnen reagon ndaj politikës së dëmshme të udhëheqësive të shkollave, Komunës dhe Këshillit Komunal, por edhe ndaj indiferencës së plotë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të vet ministrit të BDI-së, z. Abdilaqim Ademi.
Me këtë rast Lëvizja BESA – Dollnen, siç thuhet në kumtesë, kërkon nga organet kompetente që urgjentisht të sigurohen kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor, konform detyrimeve të tyre ligjore. Zgjidhja e këtij problemi nuk pret analiza e sqarime, por kërkon zgjidhje të menjëhershme, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.
