Lëvizja Antibixhoz kërkon të votohet ligji  për lojërat e fatit/ “Do t’i publikojmë me emër dhe mbiemër deputetët që nuk do ta votojnë”

TË FUNDIT

Ligji për kufizimin e lojërave të fatit në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme do të duhet të kalojë me 28 shkurt për të tretën herë në Kuvend. Nga Lëvizja Antibixhoz bëjnë apel deri tek deputetët që ta kalojnë këtë ligj, pasi sipas tyre, edhe pse ky ligj nuk është i kënaqshëm, në Maqedoni për së pari herë do të ketë një ligj i cili rregullon lojërat e fatit.


“Bëjmë apel që ky ligj duhet të kalon me 61 deputet në vend që të ketë 100 deputet pasi që është ligji parë që mbron qytetarin nga lojërat e fatit , deri tash në këtë moment që flasim nuk ka asnjë ligj për mbrojtje të lojërave të fatit dhe është propozim ligj I parë që mbron qytetarin nga lojërat e fatit. Prandaj ne kërkojmë me çdo kusht që të fillohet nga diku dhe pse nuk është kërkesa jonë pasi që kërkesa jonë është që të mbyllen të gjithë lojërat e fatit. Nga dita e mërkurë të gjithë deputete që nuk do ta përkrahin këtë ligj ne do I nxjerrim me emër edhe mbiemër.”- Jushi Emurllahu- Lëvizja Antibixhoz.