Lëvizja Anti-bixhoz kërkon të mbyllen objektet e lojërave të fatit deri në miratimin e Ligjit

TË FUNDIT

Lëvizja Anti-Bixhoz nga Tetova sot në një konferencë për shtyp kërkoi mbylljen e përkohshme të të gjitha objekteve të lojërave të fatit deri në miratimin e një ligji që do të parashikojë që objektet e tilla të jenë tre kilometra jashtë vendbanimeve. Ata e kanë këtë kërkesë për shkak të vrasjes së dyfishtë dhe grabitjes në një kazino në Shkup vitin e kaluar. Përfaqësuesit e Lëvizjes i porositën Qeverisë që të mos miratojë ligjin e propozuar për lojërat e fatit, i cili, sipas tyre, është një lojë që nuk respekton asnjë standard njerëzor. Sipas lëvizjes, shteti kujdeset më shumë për punonjësit në institucionet e lojërave të fatit sesa për të papunët.