U lëshua në përdorim aksi rrugor Podmolje-Strugë-Qaf Thanë, rehabilitimi i së cilës ka kushtuar gati 8 milionë euro. Kryeministri Kovaçevski theksoi se ky segment është i një rëndësie të jashtëzakonshme për këtë rajon, veçanërisht për nxitjen e bashkëpunimit rajonal, për mundësi të reja për lidhjet ekonomike, shkëmbimet kulturore dhe lidhjet mes shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Drejtori i Rrugeve shtetrore Ejup Rustemi tha se kompania do të vazhdojë të punojë intensivisht dhe me përkushtim për realizimin e ciklit më të madh të investimeve në vend.
Ministri Boçvarski tha se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është duke punuar edhe në një projekt për rehabilitimin e infrastrukturës në pikën kufitare Qafë Thanë.
“Rruga Podmolje-Strugë-Qafasan ka avantazhe të mëdha ekonomike, hap mundësi për tregti dhe investime, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e infrastrukturës së transportit, që ka një efekt jashtëzakonisht pozitiv në stimulimin e rritjes ekonomike të të dy vendeve. Rruga shtetërore A2 lidhet edhe me Korridorin 8, i cili është i një rëndësie kyçe për lidhjen e vendit tonë jo vetëm me rajonin, por pozicioni gjeostrategjik i Korridorit 8 i mundëson Maqedonisë së Veriut të bëhet një rrugë e pashmangshme transporti me vendet evropiane”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
“Tashmë është duke u zbatuar në mënyrë aktive kontrata për ndërtimin e seksioneve të autostradës nga Korridori 8 dhe 10 e, që do të japë një imazh të ri të plotë në rrjetin rrugor modern dhe të ri në vend. Ky është projekti kapital më i madh, më domethënës dhe ne si Ministri së bashku me NP-në e Rrugëve Shtetërore jemi të fokusuar fuqishëm në zbatimin dhe ndërtimin në kohë të këtyre segmenteve autostradë. E ardhmja evropiane e vendit është e garantuar dhe për këtë kemi nevojë për rrugë të reja cilësore për zhvillim të barabartë të të gjitha rajoneve”, deklaroi Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
