Leopardi hyn në klasë, sulmon një nxënës /VIDEO

TË FUNDIT

Një leopard u kap në qytetin verior të Indisë, Aligarh, pasi hyri në një shkollë dhe sulmoi një nxënës.

Nxënës i cili pësoi lëndime të lehta, tha se doli me vrap nga klasa kur pa leopardin të fshehur aty.

Leopardi përfundimisht u qetësua dhe u kap pas një përpjekjeje të gjatë 11-orëshe.

Zyrtarët thanë se leopardi mund të ketë hyrë në shkollë nga një copëz pylli aty pranë.

Konfrontimet leopard-njerëz janë bërë dukuri të rregullta në Indi, pasi habitatet në tkurrje e detyrojnë kafshën të kërkojë ushqim në fshatra dhe qytete./21Media