Leonardo Di Caprio sërish në mbrojtje të lumit Vjosa

TË FUNDIT

Aktoir i njohur Leonardo Di Caprio, i cili i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga HEC-et, ka postuar sërish një foto të lumit Vjosa në profilin e tij në Instagram. Fotoja me mesazhin “Vjosa, jo diga” shoqërohet më një shkrim të gjatë.

Ai duket se i është gëzuar lajmit të Edi Ramës, që projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar.

Tutje ai ka shkruar se “Parku Kombëtar i lumit të Vjosa do të bëhet vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie, si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosës e zbuluar së fundmi. Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër”./21Media