Lëndohen dy ushtarë shqiptarë, arrestohen persona me pasaporta ruse e ukrainase

TË FUNDIT

Dy ushtarë shqiptarë janë lënduar si pasojë e një incident ka ndodhur sonte në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë.

Kështu ka informuar Ministria e Mbrojtjes, me ç’rast ka bërë të ditur se ushtarët janë lënduar gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes.

Sipas Ministrisë, ushtarët janë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe gjendja e tyre është stabile.

“Gjendja shëndetësore e dy ushtarakëve shqiptare është e stabilizuar.”, është bërë e ditur në njoftim.

Euronews Albania ka siguruar detaje të reja nga ngjarja në uzinën e armëve në Gramsh.

Dy prej ushtarëve të plagosur janë identifikuar si Aldo Bici dhe Ardian Caka.

Fatkeqësisht solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë rrezikojnë të verbohen. Këta të fundit po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se tre prej ruseve, që kryehen sulmin janë kapur nga policia.

Aktualisht po kërkohet për personin tjetër, ndërsa FNSH është nisur drejt vendngjarjes.

Prokuroria thotë se ruset ishin duke bere foto dhe tentuan te hyjne ne perimetrin e uzines.

Ende nuk është e qartë se çfarë synimesh kanë pasyr rusët.

Në uzinën mekanike të armëve në Gramsh nuk prodhohen armë prej vitit 1993. Gjithsesi uzina ka armatime të ushtrisë brenda saj. Ajo është objekt i rëndësisë së veçantë që ruhet nga ushtria shqiptare.