Lëkundje e forta të tërmetit që u regjistruan mbrëmjen e sotme kanë shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët në Lezhë. Sipas të dhënave nga IGJEUM tërmeti ishte me madhësi 4.5 i shkallës Rihter, me epiqendër në Lezhë.
Lëkundjet kanë qenë të forta, duke sjellë panik tek banorët. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga abcnews.al qytetarët kanë dalë në rrugë.
Sakaq, paraprakisht nuk flitet për dëme të shkaktuara.
