Lëkundje tërmeti gjatë natës në Shqipëri dhe Greqi, nuk raportohet për dëme apo të lënduar

TË FUNDIT

Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë në Shqipëri pak pas mesnatës. Një tërmet më magnitudë 4.6 i shkallës Rihter u regjistrua në orën  01:25 të së enjtes.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare EMSC në Shqipëri, thellësia fokale e tërmetit vlerësohet 5 km, ndërsa epidendra e tij ishte 29 km në jugperëndim të Elbasanit.

Ndërkohë sipas IGJEUM magnituda ishte 4.5 ballë me thellësi 20 km në veriperëndim të qytetit Cërrik.

Ministria e Mbrojtjes thotë se nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme të ndryshme.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në qytetet e Elbasanit, Lushnjes, Tiranës e Durrësit.

Lëkundje tërmeti mëngjesin e kësaj të enjteje janë ndjerë edhe në perëndim të Lefkadas, në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se tërmeti ishte me magnitudë 4.1 i shkallës Rihter.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare EMSC, tërmeti ndodhi 11 km në perëndim të Lefkadas dhe thellësia fokale ishte 15.8 km./oranews