Turqia përjeton sërish ankth dhe frikë, pasi një tërmet me magnitutë 5.3 ballë goditi rajonin Bor në qytetin Nigde të Turqisë, ka bërë të ditur Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë.
Sipas informacionit në faqen e internetit të AFAD-it, thuhet se tërmeti me magnitudë 5.3 ballë u regjistrua me epiqendër rajonin Bor në qytetin Niğde në orën 13:27 sipas kohës lokale.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 7 kilometrash.
AFAD përmes një deklarate bëri të ditur se pas tërmeteve të fuqishme me epiqendër në provincën Kahramanmaraş u regjistruan gjithsej 9.136 pasgoditje.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në Kahramanmaraş, goditën 10 provinca të tjera turke. Rreth 13,5 milionë njerëz janë prekur nga lëkundjet shkatërruese.
Ekipet e AFAD-it në zonën e tërmetit ngritën rreth 335.400 tenda që u dërguan nga ministritë dhe institucionet përkatëse, si dhe vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare.
