Lëkundje të forta tërmeti në Greqi

TË FUNDIT

Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë mbrëmjen e sotme.

Sipas mediave helene tërmeti është ndier më shumë në ishullin e Rodosit, forca ka qenë 4.9 e shkallës Rihter.

Mediat raportojnë se epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra në perëndim-jugperëndim të Lindos, ndërsa thellësia ishte 54.1 kilometra.

Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëmtime në objekte.