Ekipi më i mirë në Konferencën Perëndimore, Los-Anxhelos luan kundër Portland Trejlblejzers në xhiron e parë të plej-off-it në ligën NBA, ndërsa nëse shkojnë më tej, në pjesën tjetër të plej-ofot do të mbajnë fanella speciale për ndër të Kobi Brajantit.
Ashtu pohon Bred Tarner, gazetar i Los Anxhelos Tajms. Me sa duket, fanella do dalë në shitje më 24 gusht, që është datë simbolike sepse i prezanton të dyja numrat (24 dhe 8) të cilat Brajanti i ka mbajtur gjatë karrierës së tij në Lejkers.
Fanella për herë të parë ishte prezantuar në vitin 2018 dhe e ka dizajnuar Brajanti. Ajo është me ngjyrë të zezë, që përkujton në lëkurën e gjarprit, që është për nder të pseudonimit “Mamba e Zezë”, që e kishte Brajanti.
