Leiva afër Besiktasit

TË FUNDIT

Mesfushori i Liverpoolit, Lucas Leiva është i vendosur të largohet nga Liverpooli.
Braziliani është shumë afër huazimit te skuadra e njohur turke, Besiktas, njofton Sky Sport.

Është pikërisht trajneri i ‘reds’, Brendan Rodgers ai i cili është i prirur ta largojë mesfushorin nga skuadra së paku për një sezon.
Në anën tjetër, edhe drejtori i Besiktas, Erol Kaynar ka deklaruar se klubi i tij mund ta huazojë lojtarin.
“Një marrëveshje e huazimit mund të ndodhë. Ajo mund të arrihet brenda dy ditëve të ardhshme”.
Leiva ka kohë që ka humbur vendin e titullarit në formacionin e Liverpoolit.