Guvernatori i shtetit federal amerikan Nju-Jork, Endru Kuomo deklaroi se pjesa qendrore e këtij vendi tani është i përgatitur për lehtësimin e masave restriktive të vendosura për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri.
Ai shtoi se tani pesë rajone në këtë pjesë të SHBA-së mund t’i ndërmarrin hapat e parë në këtë drejtim me hapjen e disa kompanive.
Kuomo, gjithashtu, tha se ka biseduar me presidentin amerikan Donald Tramp i cili ka premtuar 3,9 miliardë dollarë amerikanë prej fondeve federale për sistemin transportues.
Ai tha se shteti i Nju-Jorkut ballafaqohet me deficit në buxhet prej 61 milionë dollarë amerikanë për shkak të pandemisë me virusin dhe edhe njëherë i bëri thirrje Uashingtonit zyrtar të sjellë ligje të cilat do të sigurojnë financimin e shteteve.
Kuomo ju bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë t’i respektojnë masat, veçanërisht mbajtjen e masave mbrojtëse, larjen e shpeshtë të duarve dhe shmangien e tubimeve të mëdha.
Guvernatori sërish i përmendi edhe rastet e fëmijëve të prekur, sëmundja e së cilëve lidhet me Covid-19.
“Sikurse shteti Nju-Jork, ashtu edhe 16 shtete të tjera federale dhe gjashtë vende evropiane paraqitën raste të fëmijëve të prekur, gjendja e së cilëve mund të lidhet me Kovid-19. Nju-Jorku e kryeson hulumtimin në këtë fushë. Duhet të mësojmë gjithçka sa më parë të jetë e mundur, pasi bëhet fjalë për fëmijët tanë”, potencoi Kuomo.
Nju-Jorku është shteti më i rrezikuar amerikan nga koronavirus, ku tashmë kanë vdekur 27.600 persona nga kjo sëmundje./MIA
