Qeveria dha pëlqim për ndryshimet e Rregullores për lartësinë e kompensimit për punët e kryera të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, me të cilat lehtësohen kushtet dhe ulet kompensimi për regjistrim në regjistrin e prodhuesve të verës për persona fizikë dhe kantinave të vogla të verës.
Në seancën e djeshme të 71-të Qeveria e uli lartësinë e kompensimit për punët e kryera të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë nga 10.000 denarë në 1.500 denarë për kantinat e verës me kapacitet në përpunim dhe ruajtjen e verës deri 30.000 litra në vit dhe 5.000 denarë për kantinat e verës me kapacitet në përpunimin dhe ruajtjen e verës mbi 30.000 litra.
Kjo ulje e kompensimit, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, nuk do t’i ulë të ardhurat në buxhetin e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, por në të kundërtën, do t’i rrisë për shkak të interesit të rreth 100 personave fizikë dhe kantinave të vogla të verës të regjistrohen në regjistrin e prodhuesve të verës./MIA
