Lehona nga Dellçeva, viktima më e re në moshë në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Viktima 33-vjeçare nga Dellçeva, është personi më i ri në moshë që ka ndërruar jetë nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Gjithsej në vend, janë regjistruar 32 viktima.

13 viktima janë nga Shkupi, nga dy viktima janë na Prilepi, Kumanova, Gostivari, Kavadari, Shtipi, Strumica dhe Negotina, transmeton TV21.

Nga një viktimë kanë regjistruar Velesi, Ohri, Struga, Gjevgjelia dhe Dellçeva.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar, se 30 pacientë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, ndërkaq 3 në kushte shtëpiake.