Rasti i lehonës së vdekur në Gjevgjeli shkas për akuza të ndërsjella politike. Dega e LSDM në Gjevgjeli akuzoi se të dy anasteziologët kanë qenë të dehur dhe pyetën se pse është pritur me operacioni e lehonës deri në mbrëmje, kur ajo është shtruar në spital herët në mëngjes.
Ministria e Shëndetësisë përmes një kumtese shpjegon se po merren të gjitha masat nga institucionet kompetente. “Nuk mund të caktohet përgjegjësi kolektive për papërgjegjshmërinë dhe joprofesionalizmin personal. Çdo person duhet të përgjigjet, dhe do të përgjigjet për veprimin e tij në procedurë ligjore. Është jashtëzakonisht e papërgjegjshme dhe e ulët të abuzohet një tragjedi familjare dhe vdekje e njerëzve të rinj për përfitime politike”, thuhet në kumesën nga Ministria e Shëndetësisë.
