Ledri Vula i “vulos” 38 vjet

TË FUNDIT

Një prej reverëve më të suksesshëm kosovar, Ledri Vula, sot feston ditëlindjen.

Ai erdhi në jetë më 10 korrik të vitit 1986, pra sot mbush plot 38 vjet.

Dajli i vetëm i çiftit Vula, u bë një prej yjeve më të mëdhenj të muzikës në trojet shqiptare. Gjatë karrierës së tij muzikore ai krijoi shumë hite duke prekur tematika të ndryshme, përmes teksteve të cilat i shkruan vet.

Vitin e kaluar në emisionin “N’maje të gjuhës me Xherin” në RTV21, Ledri ka përmendur disa projekte të cilat i dhanë “vulë”, karrierës së tij si: “100 probleme”, “1 gotë për ty”, “I vogël”, “Si baba”, “Përshendetje Hejter”.

Derisa bashkëpunimi me Elvana Gjatën “No love” i lansuar muajin e kaluar është shndërruar në hitin e kësaj vere.