“Sunny Hill Festival” më 2,3 dhe 4 gusht
Njëri ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë, Ledri Vula, do të performojë në festivalin më të madh ndërkombëtar të muzikës “Sunny Hill”. Këtë e bëri të ditur përmes një storie në Instagram. Në këtë festival, Vula ka performuar edhe vitin e kaluar, transmeton rtv21.tv
“Sunny Hill Festival” këtë vit pritet të sjellë emra të tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, në zhanret pop, hip hop dhe muzikë elektronike disa prej tyre janë: Dua Lipa, Bebe Rexha, Asap Rocky dhe Skepta. Këtë vit ky festival do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht./21Media
The post Ledri Vula edhe këtë vit do të performojë në “Sunny Hill Festival” appeared first on RTV21.
