Ledri tregon se kur do të publikohet bashkëpunimi me Gjikon dhe Lumin B

TË FUNDIT

Reperët, Ledri Vula, Gjiko dhe Lumi B, ka kohë që e kanë paralajmëruar një bashkëpunim e tyre.

Fillimisht lajmin e ka bërë të ditur producenti i tyre, Çelik Lipa, ndërsa më pas edhe reperët përmes rrjeteve sociale të tyre kanë ndarë video të njëri-tjetrit.

Kënga re do të titullohet ”Ça bone” dhe si duket është duke u realizuar me videoklip, pasi që së fundmi, Ledri përmes disa imazheve të shkëputura nga xhirimet e videoklipit, ka njoftuar se kënga pritet të publikohet brenda pak ditësh.

”Shihem per pak dit”, ka shkruar Ledri krahas fotografive.

Kujtojmë që, kënga e fundit nga Gjiko është bashkëpunimi me Melinda Ademin dhe Nora Istrefin ”Ay Caramba”. Projekti i fundit nga Ledri është ”Dale” në bashkëpunim me Kidën dhe Butrintin, ndërsa projekti i fundit i Lumit është ”QEF”, në bashkëpunim me Bardhin./21Media