Ledri, Gjiko dhe Lumi së shpejti me një tjetër projekt muzikor?

TË FUNDIT

Reperët, Ledri Vula, Gjiko dhe Lumi B, siç duket do të vijnë me një tjetër bashkëpunim.

Gjiko ka publikuar në Instagram disa video në të cilat shihet Ledri e Lumi, me mbishkrimi “Qa bone”.

Ende nuk është konfirmuarnga artistët nëse ky bashkim i tyre, po sjell një tjetër hit.

Kujtojmë se, e fundit nga Gjiko është bashkëpunimi Melinda Ademin dhe Nora Istrefin “Ay Caramba”, nga Ledri është padyshim “Dale” në bashkëpunim me Kiden dhe Butrintin, ndërsa nga Lumi “QEF” në bashkëpunim me Bardhin, që të trija hite të padiskutueshme, që shënuan një tjetër sukses në karrierën muzikore të secilit artist./21Media