Dje u njoftua se Festivali “Sunny Hill” u rikthye në Prishtinë pas zhvendosjes në Shqipëri.
E pjesë e festivalit do të jetë edhe reperi i njohur nga Kosova, Ledri Vula.
Ashtu siç njoftojnë edhe në faqen zyrtare të festivalit, Ledri do të ndez skenën me energjinë e tij, e për këtë organizatorët i porosisin qytetarët që të përgatiten për performancën e Ledrit.
“Sunny Hill Festival 2022” pritet të mbahet në data të njëjta që ishte paralajmëruar edhe më parë (4, 5, 6 dhe 7 gusht), ndërsa më vonë gjatë gushtit do të mbahet edhe në Tiranë (26, 27 dhe 28).
Deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e emra të njohur si: Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey dhe Mahmood.
Ndërsa në festival do të performojnë edhe dy emra të njohur botëror por që ende nuk janë bërë të ditur nga publiku./21Media