Lebron për herë të tretë u shpall sportist i vitit në zgjedhjen e “Sports Ilustrated”

TË FUNDIT

Revista sportive amerikane “Sports Iliustrated” për herë të tretë rekorde e shpalli Lebron Xhejmsin për sportist të vitit.

Basketbollisti i ekipit Lejkërs u bë sportisti i parë që e fiton këtë çmim për herë të tretë.

Paraprakisht, Lebron u zgjodh sportist i vitit më 2012 dhe 2016.

Xhejms sezonin e kaluar e fitoi titullin e katërt në ligën NBA. Paraprakisht ka fituar tituj kampioni me Majamin (2012, 2013) dhe me Klivlend (2016).

Sezonin 2019/20 Xhejms e përfundoi me mesatare prej 25,3 pikë, 7,8 kërcime, 10,2 asistime dhe 1,2 topa të vjedhur për ndeshje.