Le të hyjmë në valle sot !

TË FUNDIT

Sot në mbarë botën shënon dita ndërkombëtare e vallëzimit. 28 prilli shënohet si ditë e vallëzimit që nga viti 1982, kjo për shkak që në këtë datë në vitin 1727 lindi veprimtari i baletit bashkëkohor Zhan-Zhorzh Nover. Me këtë rast, çdo vit gjithkund nëpër botë luhen shfaqje në të cilat loja dhe vallëzimi janë gjuhë universale me mision t’i afrojë dhe miqësojë njerëzit.

Edhe Prishtina do t’i bashkëngjitet këtij manifestimit botëror të ditës së vallëzimit, me një aktivitet të organizuar nga shkolla e vallëzimit Evolution Dance. Manifestimi do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” prej orës 18. / 21MEDIA