Le Pen: Refugjatët po pushtojnë Evropën, si barbarët Romën

TË FUNDIT

Liderja e së djathtës ekstreme në Francë, Marine Le Pen, ka krahasuar valën e madhe të refugjatëve, që ka vërshuar Evropën, me invadimin e Romës antike nga ana e barbarëve.
Në deklaratat e mëhershme, Le Pen kishte tërhequr një paralele mes ardhjes së myslimanëve në Evropë dhe pushtimit të kontinentit nga ana e nazistëve.
Kryetarja e Frontit Kombëtar në deklaratën e saj më të re tha se pa aksion të përbashkët, kjo lëvizje e refugjatëve do të jetë si invadimi i barbarëve në shekullin e katërt, duke shtuar se pasojat e këtij invadimi do të jenë të njëjta dhe bëri thirrje që të ndalet menjëherë kjo çmenduri, me qëllim që të mbrohet pakti social, liria dhe identiteti i Evropës.
Le Pen për krizën aktuale të refugjatëve fajësoi ish-Presidentin e Francës, Nikola Sarkozi dhe presidentin aktual, Fransoa Holland, duke thënë se ata kanë qenë të përfshirë në aksionet për shkatërrimin e Libisë dhe se po vazhdojnë të destabilizojnë edhe Sirinë./21Media