Këshilli i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot ka mbajtur takim për zgjedhjen e kryesisë së re të e partisë.
Anton Quni, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Shqipe Mjekiqi u zgjodhën nënkryetarë.
Imri Ahmeti u zgjedh sekretar. Pas takimit, i cili zgjati disa minuta, para mediave doli Imri Ahmeti, i cili tanimë u zgjodh sekretar i LDK-së.
Ahmeti tha se nuk kanë diskutuar nëse do ta përkrahin Vjosa Osmanin për presidente apo jo. “Jo nuk kemi diskutuar për këtë temë.
Këshilli ka aprovuar propozimin e kryetarit me shumicën e votave, vetëm tri vota kanë qenë kundër dhe një abstenim”, tha ai.
