Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente nëse Qeveria dhe Vetëvendosje nuk e tërheqin nga Kuvendi iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.
“Nëse nuk tërhiqet ligji ne nuk marrim pjesë në seancë”, ka thënë deputeti i LDK-së Arben Gashi pas mbylljes së seancës.
Ndryshimet në Ligjin për Zgjedhje sonte në një seancë të jashtëzakonshme nuk kaluan në procedurë të përshpejtuar. 65 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan pro propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, por kjo nuk mjaftoi që ky propozim të kalojë./21Media
