“Lavrov po vjen në OSBE, jo në Maqedoni”/Lejohet fluturimi në hapësirën ajrore të Bullgarisë

TË FUNDIT

Lavrov po vjen në OSBE dhe jo Maqedoni të Veriut, kështu u përgjigj ministri i jashtëm Bujar Osmani, njëherit edhe kryesues i OSBE-së për ardhjen e ministrit rus Sergej Lavrov në takimin e 30-të ministror të OSBE-së.

“Për shkak se unë theksova, ardhja e tyre nuk është në kapacitet nacional, ata nuk vijnë në vizitë bilaterale”, tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

-E kuptoj, vijnë si OSBE.

“Ata vijnë te OSBE-ja, Maqedonia është rastësisht kryesues këtë vit dhe prandaj këtu organizohet këshilli ministror. Vendimi politik është marrë, që të jemi të gjithë këtu”

-Është përfshirë edhe z. Lavror, ftesën ia keni dërguar. U është përgjigjur se po vjen?

“Saktë. Tani janë vetëm disa çështje teknike, siç janë vizat dhe çështja e fluturimit”, pohoi Osmani.

Е në këtë drejtim, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë konfirmuan se kanë dhënë leje për fluturimin e forcave speciale ajrore “Rusia” në hapësirën ajrore të Republikës së Bullgarisë.

“Autorizimi diplomatik i fluturimit është i përkohshëm dhe është i vlefshëm 3 orë para dhe 72 orë pas datës dhe orës së caktuar të fluturimit. Leja e dhënë për pjesëmarrje në takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Shkup i është dhënë Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergej Lavrov dhe bie nën përjashtimet nga zbatimi i regjimit të sanksioneve të BE-së ndaj tij”, theksojnë nga MPJ-ja bullgare.

Megjithatë, leja e dhënë nuk vlen për anëtarët e delegacionit të tij, të cilët janë edhe persona të sanksionuar, sipas ligjit aktual të BE-së, i cili përmendet shprehimisht në notën e palës bullgare, thuhet në njoftimin e MPJ-së bullgare.

Përndryshe, ky takim ministror i OSBE-së sipas ministrit Osmani është tejet i rëndësishëm pasi që do të vendoset nëse kjo organizatë për siguri dhe bashkëpunim ndër-rajonal do të vazhdojë të ekzistojë apo jo.